TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rey Manaj dhe Etrit Berisha ishte dy protagonistët kryesorë këtë javë të Serie A, dy legjionarët më të vlerësuar.
Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tij të katër sezonal, një gol me shumë peshë që i hipotekojë fitoren e pastër të Speiza përballë Cagliari:

“Futet në fushë si zëvendësues për të luftuar me qendërmbrojtësit e Cagliari, shënon një gol prej një “bomberi” të vërtetë, vështirë se mund ti kërkoje më shumë, nota 7” për Rey Manaj.

Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Etrit Berisha: “Nëse Torino doli me një pikë përballë Inter, kjo është edhe për meritë të Berishës.
Në pjesën e parë ndal goditjen me kokë të Lautaro po ashtu i thotë ‘Jo’ edhe Calhanoglu nga goditja e dënimit, edhe në pjesën e dytë ndërhyn mrekullisht në dy raste të pastra. Bie vetëm në fund, pas goditjes së Sanchez, nota 7”.

Java e 29-të ishte e veçantë për dy legjionarë kuqezi, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, të dy nën vëzhgim nga emisarët kuqezi në “San Siro”.
Të dy zhvilluan një sfidë pozitive: “Vuan pak në një stadium mitik si “San Siro”, mbase i kushtëzuar pikërisht nga kjo, Andreazzoli i kërkojë më shumë personalitet, nota 6” për Asllanin.
Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Bajrami: “E nisi ndjeshëm në krahun e djathtë, dukshëm kishte edhe detyra të tjera për të dubluar në atë krah ku Leao shtynte jo pak.
I shkon shumë pranë një goli fantastik teksa nga goditja e këndit vendosi në vështirësi Maignan. Në fund largohet nga fusha në minutën e 71-të pas një dëmtimi në kofshë”, shkruajnë mediat italiane për Bajramin.

Me notën 6 u vlerësua edhe Berat Gjimshiti në barazimin pa gola që Atalanta arriti përballë Genoa, ndërsa Kumbulla nuk ishte në dispozicion të Jose Mourinhos në transfertën përballë Udines, kishte plotësuar numrin e kartonëve.