TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jo vetëm Rey Manaj, kjo ishte një fundjave super edhe për një tjetër “bomber” kuqezi.
Sokol Cikalleshi po kalon një moment fantastik, është rikthyer në ditët e tij më të mirë duke udhëhequr ekipin e tij, Konyaspor.
Sulmuesi kuqezi realizoi një “dopjetë” shumë të bukur në sfidën e fundit, atë kundër Kayserispor.
Fal “dopjetës” se tij, Konyaspor siguroi një fitore me përmbysje 2-3 që e bën edhe më të rëndësishëm këtë dygolësh.
Pa diskutim ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin e Kombëtares, duke parë dhe formën e Brojës. I vetmi që zhgënjen në repartin ofensivë është Myrto Uzuni.
Sulmuesi kuqezi e ka shumë të vështirë të përshtatet në La Liga, i mungon shumë goli ndërsa ekipit të tij Granada i mungojnë pikët. Në sfidën e fundit, atë kundër Elche, Uzuni u zëvendësua në minutën e 61-të pa lënë gjurmë.