SPORT, 13 Mars 2022, 23:09

Interi barazon në "frymën e fundit" me Torinon, shkëlqen Etrit Berisha

Interi barazon në "frymën e fundit" me Torinon,

Interi është ndalur në barazim në Torino (1-1) përballë vendasve në një ndeshje me protagonist absolut portierin e përfaqësueses shqiptare, Etrit Berisha. Barazim i cili ka ndryshuar tani dinamikën e luftës për titullin kampion, pasi zikaltërit humbin avantazhin që kishin ndaj Milanit të cilin virtualisht mund ta kalonin si pasojë e ndeshjes së prapambetur.

Portieri i përfaqësueses shqiptare, ishte jashtëzakonshëm gjatë ndeshjes së sotme duke ndalur çdo tentativë drejt portës së tij, sidomos pritjet në pjesën e parë ndaj Lautaro Martinez e Çalhanoglu, apo aty në të dytën ndaj Dimarko e Vidal.

Ndërkohë, Torino kaloi shpejt me Bremer në avantazh dhe këto pritje të portierit shqiptar u duk se do i jepnin tre pikët. Por në fund, një aksion i shpejtë i Interit, solli barazimin në shtesë të Sançez (93'), duke marrë të paktën një pikë. Megjithatë, barazimi i duket si humbje zikaltërve që e shohin veten 4 pikë pas Milanit, me një ndeshje më pak të luajtur se kuqezinjtë.