TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali ka marrë një fitore të çmuar në Premier Ligë me “Topçinjtë” që kanë mundur Leisterin me rezultatin 2-0. Një tre pikësh shumë i rëndësishëm që i “katapulton” në vendin e katërt.
Skuadra e Artetës kaloi në avantazh në pjesën e parë me Tomas Partein, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dhe sulmuesi Lakazet me penallti. Granit Xhaka luajti përgjatë gjithë sfidës duke zhvilluar një paraqitje të mirë.
Me këtë fitore Arsenali parakalon Mançester Junajtidin në renditje dhe ngjitet në vendin e katërt me 51 pikë të grumbulluara.
