SPORT, 29 Prill 2022, 16:55

Rudiger ka zgjedhur Realin, të gjitha detajet e transferimit

Rudiger ka zgjedhur Realin, të gjitha detajet e transferimit

Reali i Madridit dhe Antonio Rudiger kanë gjetur marrëveshjen për të bashkëpunuar duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Mungojnë vetëm disa detaje për të zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit gjerman në Spanjë.

Pas tratativave që zgjatën disa muaj, tashmë është e sigurtë që mbrojtësi do të veshë fanellën e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka publikuar të gjitha shifrat e këtij operacioni. Lojtari do të përfitojë një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon për 4 vite, si dhe një bonus prej 8 milionë eurosh.

Agjentët e lojtarit do të përfitojnë 15 milionë euro komisione. Reali do të investojë rreth 59 milionë euro deri në vitin 2026 për Rudiger.