SPORT, 28 Prill 2022, 15:01

Mediat italiane përgënjeshtrojnë lajmin e vdekjes së Mino Raiolës: Ndodhet në gjendje të rëndë

Mediat italiane përgënjeshtrojnë lajmin e vdekjes së Mino

Mediat italiane kanë përgënjeshtruar lajmin e ndarjes nga jeta të menaxherit të futbollistëve Mino Raiola.

Spitali San Raffaele në Itali ka hedhur poshtë lajmet se menaxheri i futbollistëve ka ndërruar jetë. Me anë të një reagimi, që citohet nga media italiane Ansa, shefi i Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv Alberto Zangrillo thotë se, ai është në gjendje të rëndë.

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë Alberto Zangrillo.

Sipas Alberto Zangrillo, Mino Raiola nuk ka vdekur, por është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë edhe vetë Raiola ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku thotë se brenda 4 muajve e kanë bërë dy herë të vdekur.