TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona duket se e ka fokusuar një pjesë të merkatos së saj verore tek skuadra e Milanit, ku pas arritjes së marrëveshjes me mesfushorin Kesi ka filluar tratativat për ish-kapitenin e kuqezinjve, Alesio Romanjoli.
Sipas asaj çka raporton “AS”, Barcelona duket të jetë takuar me agjentin e lojtarit Mino Raiola për të diskutuar në lidhje me mundësinë e transferimit të lojtarit në Spanjë në sezonin e ardhshëm.
Kontrata e Romanjolit me Milanin përfundon në muajin qershor dhe lojtari do të jetë i lirë ta vendosi vetë ekipin e tij të radhës.