TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpool ka fituar 2-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Villareal. Për këtë sfidë të Anfield, rezultati nuk tregon gjithçka, pasi të zotët e shtëpisë vuajtën jo pak. Spanjollët kishin ardhur në Angli të përgatitur dhe me një ekip dukshëm të konsoliduar, sidomos në prapavijë.
Kërcënimi i parë i të kuqve do vinte në minutën e 14-të. Një goditje e Diaz nuk shkon në rrjetë dhe gjen vetëm portierin kundërshtar Ruli.
Në minutën e 19-të, Danjuma nis një top tejet interesant në zonë për dikë nga shokët e ekipit, por anglezët spastrojnë zonën.
Në fundin e fraksionit, djemtë e Klopp rrisin presionin. Salah sheh vetëm brenda zonës, por ideja e tij kuptohet nga mbrojtja e skuadrës së Emery, e cila bllokon aksionin.
Vendasit e nisën më së miri pjesën e dytë. Dy gola të shënuar shumë shpejt, respektivisht në minutat 53’ dhe 55-të u dhanë qetësinë e duhur atyre. Goli i parë erdhi falë Estupinan që realizoi aksidentalisht në portën e vet, ndërsa i dyti mban firmën e Mane.
Livepool i afrohet disa herë golit të 3-të, por pa konkretizuar dot.
Ndeshja e kthimit do luhet me 3 maj, në Estadio de Ceramica.