SPORT, 28 Prill 2022, 11:02

“Bobo Vieri i ri”/ “La Gazzetta dello Sport” zbulon prapaskenat! Broja zbarkon në Serinë A, zëvendëson sulmuesin 100 milionë euro

“Bobo Vieri i ri”/ “La Gazzetta dello Sport” zbulon

Armando Broja, pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë, vijon të lakohet fuqishëm në tregun e transferimeve. Nëse në Premier Ligë, janë zbutur disi ofertat, emri i sulmuesit kuqezi mbetet një temë e hapur në Serinë A.

Fillimisht u fol për një interesim nga ana e Milanit, por së fundmi, sipas “La Gazzetta dello Sport”:

Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Viktor Ozimhen. Në fakt, edhe më herët u fol për një afrim të mundshëm të Brojës te Napoli, por kjo lëvizje përforcohet gjithnjë e më shumë nga e përditshmja më e madhe italiane.

Në rast se Ozmihen do të largohet, Napoli do të përqendrohet të bind Brojës, një Bobo Vieri i ri shkruan “Gazzetta”, një 20-vjeçar në pronësi të Çelsit, i dhënë në formë huazimi te Sauthemptoni.