TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inter ka marrë një goditje të rëndë në luftën për titullin kampion. Zikaltërit u mundën 2-1 në D’All Ara nga Bologna, në sfidën e prapambetur të Serie A. Takimi ishte i luftuar në të dyja kampet, por në fund ata që dolën fitues ishin djemtë e Mihajlovic.
Pjesa e parë e takimit të prapambetur mes Bolognas dhe Interit përfundoi 1-1. Në 45 minutat e para u vu re një dominim i kampionëve të Italisë, por edhe vendasit patën mundësitë e tyre.
Djemtë e Inzaghit kanë treguar menjëherë se kush është kampione në Itali. Zikaltërit kanë zhbllokuar takimin në D’All Ara ndaj Bolognas, pas vetëm 3 minutash. Ishte minuta e 3-të, kur një perlë e Perisic, gjeti rrjetën.
Në minutën e nëntë, Barella do pengohej në zonë nga Skorupski. Gjithsesi, asgjë nuk kishte për kryesorin, i cili vazhdon lojën.Në minutën e 18-të, Lautaro Martinez ka shansin e artë për të dyfishuar shifrat. Argjentinasi merr një top të mirë nga krahët, por gjuan keq.
Arnautovic vendosi ekuilibrat në minutën e 28-të. Sulmuesi austriak shfrytëzon më së miri një krosim të dërguar në zonë dhe mposht Radu.
Ekipi i Mihajlovic përmbys shifrat me Sansone në të 81-tën, pas një gafe të Radu. Vendasit bënë gjithçka mirë, pikërisht atëherë kur rivali ishte më mirë i vendosur në fushë.
Skuadra e Inzaghit kishte shansin të merrte kreun, por nuk ia doli dot dhe tashmë gjendet e dyta me 72 pikë. Bologna është në mesin e tabelës.