TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fitores në apelin e Gjykatës së Madridit, UEFA ka filluar të mendojë lidhur me masat ndëshkimore që do të ndërmarrë ndaj klubeve që ishin nismëtaret e projektit të Superligës së Europës, me Realin, Juventusin dhe Barcelonën që duken të jenë të ndëshkuarat e para.
Tre klubet janë të vetmet të cilat kanë deklaruar se nuk kanë hequr dorë nga projekti dhe se vetëm e kanë lënë në pritje për momentin. Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer UEFA-s e cila ka vendosur t’i ndëshkoj me një gjobë prej 15 milionë eurosh klubet.
Mesazhi nga autoriteti më i lartë i futbollit europian ka qenë i qartë, nëse këto gjoba nuk paguhen këto tre klube do të përjashtohen nga Champions Liga në vitet e ardhshme.