SPORT, 28 Prill 2022, 18:13

Zlatan Ibrahimovic viziton Mino Raiolën në spital

Zlatan Ibrahimovic viziton Mino Raiolën në spital

Mino Raiola është i shtruar në spitalin “San Raffaele” në Milano, ndërsa gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë.

Pas disa lajmeve për vdekjen e tij, tashmë të përgënjeshtruara nga vetë Raiola, kanë nisur edhe vizitat e para për menaxherin e njohur.

Një nga futbollistët e parë, sipas “Sportmediaset”,që ka vizituar Raiolën është Zlatan Ibrahimovic, i cili ka preferuar të shkojë të shikojë nga afër agjentin e tij në spitalin në Milano ku vazhdon të jetë i shtruar.