SPORT, 28 Prill 2022, 18:25

Do të ndeshen për një vend në finalen e Tiranës, Murinjo bën gjestin fisnik përpara sfidës me Leistërin

Do të ndeshen për një vend në finalen e Tiranës,

Leistëri pret Romën në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës, me dy skuadrat që do të ballafaqohen në fushë se kush do të shkojë në finalen e madhe të Tiranës.

Gjithsesi, përpara se sfida të nisë, tekniku portugez i verdhekuqve, Zhoze Murinjo, ka kryer një tjetër gjest fisnik si ai i pak ditëve më parë me Maradonën.

Kësaj radhe, ai dhe zëvendës trajneri Tiago Pinto, kanë vendosur një tufë me lule në statujë e ngritur për ish-presidentin e Leistërit, Viçai Srivadhanaprabha, i cili humbi jetën një vitin 2018 në një mënyrë tragjike, me helikopterin e tij që ra përpara stadiumit “King Power”.

Ky moment tërhoqi zemrat e shumë tifozëve.