TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma triumfoi me përmbysje kundër Salernitana me rezultatin 2-1 dhe regjistron kështu duelin e dhjetë në Serinë A që nuk njeh humbje. Skuadra e Murinjos nuk e pati të lehtë sot, edhe pse luante kundër vendit të fundit që e ka marrë rrugën për në Serinë B.
Roma u mundua të shënonte që në fillim dhe lojtari më i rrezikshëm ishte Mkhitaryan. Armeni provoi në dy raste në 20 minutat e para. Herën e parë e ndali portieri i Salernitana, ndërsa më pas e çoi pranë shtyllës pingule.
Nga ana tjetër edhe miqtë nuk qëndruan duarkryq dhe sinjalin e parë e dha Larurenco, me një tentativë në hyrje të zonës që u devijua nga porteri Rui Patricio. Portugezi u dorëzua në minutën e 22-të, kur Radovanovic lëshoi një silurë dhe topi u ndal në rrjetë.
Festë e madhe prej golit të derbit, ndërsa më pas u desh dy herë ndihma e VAR për penallti në favor të Romës. Asnjëra prej tyre nuk ishte dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Salernitanës.
Mourinho bëri lëvizjen e parë, duke larguar Kumbullën që ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe në vend të tij u aktivizua Nicolo Zaniolo. Italiani ishte mjaft aktiv dhe në tre raste iu afrua golit të barazimit, sikurse edhe Afena-Gyan në minutën e 60-të.
Ganezi me kokë e çoi topin ngjitur me shtyllën, duke shkaktuar drithërima te Salernitana. Miqtë më pas rrezikuan me Kostanos, i cili u ndal nga portieri Rui Petricio. Roma vijoi të këmbëngulte për të shënuar golin e barazimit dhe ia doli në minutën e 82-të me një “predhë” të Carles Perez.
Tre minuta më pas “Olimpico” shpërtheu në festë, pasi Smalling (85') realizoi brenda zone pas një krosimi. Në shtesë Zaniolo kishte mundësinë të realizonte edhe golin e tretë, por topi qethi traversën dhe përfundoi jashtë. Gjithsesi Roma fitoi dhe mori tri pikë që e ngjitin sërish në vendin e pestë, para Lacios.
