TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Brentford konfirmon momentin e mirë që po kalon, pasi mposht 2-0 në “Community Stadium” Uest Hemin dhe merr fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim të bardhë (0-0), Brentford arrin të shënojë dy gola në fraksionin e dytë me Mbeumo dhe Toney dhe merr një fitore me vlera përballë Uest Hemit. Miqtë zhgënjejnë dhe tashmë vënë në diskutimin pjesëmarrjen në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Noruiç fiton 2-0 duelin e mbijetesës përballë Bërnlit dhe gjen fitoren që mungonte prej tetë javësh në kampionat. Një gol i Lees Melou në minutat e para të takimit ka zhbllokuar këtë sfidë, ndërsa Pukki ka vulosur këtë fitore shprese në fund të takimit. Ndonëse është një mision i vështirë, pas këtij suksesi Norwich vazhdon të besojë te mbijetesa.
Leicester ka mposhtur 2-1 Kristal Palas dhe falë këtij suksesi është ngjitur në kuotën e 40 pikëve në tabelën e klasifikimit. “Dhelprat” kalojnë rivalët e Kristal Palas në renditje, pas fitores në këtë përballje. Lookman dhe Dewsbury-Hall kalojnë vendasit në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, ndërsa Zaha shkurton diferencat për miqtë në pjesën e dytë.