TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Orges Shehi e ka cilësuar një test të rëndësishëm sfidën e sotme të fituar nga Tirana ndaj Skënderbeut. Trajneri i bardhebluve tha për “SuperSport” se skuadra e tij kishte provuar forcën e saj në një kampionat që si rrallëherë po fitohej me dominim të thellë.
“Gjatë kësaj periudhe ne kemi luftë të madhe me veten, se duhet të jemi profesionistë se me kaq pikë distancë është risi, pra testojmë veten që të jemi gjithmonë profesionistë. Më vjen mirë për mënyrën si u sollën në detyra e impenjim, kur dihet që në këtë distancë mund të bjerë impenjimi, por sot e kishin maksimal.
Të jesh pranë titullit është ndjesi e mirë. Kam drejtuar tre skuadra dhe ishte pikërisht Skënderbeu që mora skuadrën në fillim dhe e nisa me fitoren e Superkupës, te Kukësi dolëm nënkampion në periudhë të shkurtër, tani te Tirana është ndjesia e mirë se e kemi ndërtuar vetë skuadrën dhe kemi pasur ecuri të mirë. Ndjesi e mirë duke u shpallur kampion dhe me dominim.
Është e vërtetë që këtu kam kaluar 9 vite, duke fituar tituj e Kupa e Superkupa. Sigurisht më vjen shumë keq për këtë skuadër, në këtë stadium ku kemi shkruar historinë, është fatkeqësi e madhe që Skënderbeu po i afrohet Kategorisë së Parë. Janë dy vjet në ujëra të turbullta dhe sigurisht keqardhja është shumë e madhe që një skuadër si Skënderbeu është në këto pozita.
Merkato për Europën? Emra nuk jap, kemi nevojë për përmirësime. Por shumicën e skuadrës e kemi, është e rëndësishme kur ke boshtin e ndërhyn te disa elementë", tha Shehi.