TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio ka arritur të marrë një tre pikësh të artë për objektivin Europë, teksa bardhekaltërit kanë mposhtur me shumë lehtësi skuadrën e Xhenoas me rezultatin 1-4 në stadiumin “Luigi Ferraris”, ku heroi ishte Çiro Imobile, i cili ka realizuar një tregolësh.
Gjithçka nisi me Adam Maruziç, i cili shënoi një gol mjaft të bukur me një aksion personal në minutën e 31′. Dyfishimi erdhi me sulmuesin Imobile në minutën e 45+1′.
Goli i tretë sërish mban firmën e Imobiles në të 63′ minutë.
Ndërsa u duk sikur takimi u hap në minutën e 68′ ku protagonist ishte Patris ku realizoi autogol në minutën e 68′ për golin e 1-3.
Golin e vulosjes së takimit e shënoi Imobile në minutën e 76′, i cili ishte heroi i duelit me një tripletë.
Ndeshje pozitive edhe për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili ishte protagonist me disa nga pritjet e tij, ndërsa minuta kishte dhe për mbrojtësin Elseid Hysaj, ku u aktivizua në minutën e 83′ në vendin e Laxarit.
Me këtë sukses skuadra laciale ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 55 pikëve ndërsa Xhenoa “noton në ujëra të turbullta”, në vendin e parafundit me 22 pikë.