TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana zhyti edhe më keq Skënderbeun, duke e mundur 4-0. Bardheblutë çuan në 16 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë, kurse korçarët mbeten në fund me tetë pikë më pak se Kastrioti i vendit të shtatë.
Tirana tregoi që në fillim se nuk kishte ndërmend të hapte rrugë. Devid lëshoi sinjalin e parë me një goditje jashtë, kurse më pas brazilianin e ndali portieri Ruçi.
Në minutën e 25-të Xhixha u ndal nga traversa, duke shkaktuar drithërima te korçarët. Këmbëngulja e Tiranës u shpërblye në minutën e 37-të, kur Seferi asistoi për Xhixhën dhe ky i fundit me kokë e çoi topin në rrjetë.
Skënderbeu u mundua të barazonte në fillim të pjesës së dytë dhe rrezikoi me Pusin dhe Jean Victor, që goditën jashtë. Tirana shënoi pas një ore lojë edhe golin e qetësisë.
Xhixha shërbeu për Totren, i cili ndëshkoi për të dytën herë Skënderbeun. Pesë minuta më pas Tirana aktivizoi të riun Nikqi, i cili menjëherë realizoi për bardheblutë një tjetër gol.
Në fund Tirana fitoi edhe një penallti dhe shënuesi më i mirë i kampionatit, Taulant Seferi, shënoi edhe vetë gol pas dy asisteve të dhëna. 4-0 dhe kaq mjaftoi, Tirana mori edhe tri pikë të tjera.