SPORT, 31 Tetor 2022, 22:43

Rinovimi i Piolit, zbulohet rroga e re e trajnerit dhe një klauzolë për triumfin në… Champions

Rinovimi i Piolit, zbulohet rroga e re e trajnerit dhe një klauzolë

Stefano Pioli ka hedhur sot firmën në marrëveshjen e re që e lidh me Milanin deri në verën e vitit 2025. Një akord që nuk ka vonuar të arrihej me klubin të cilin ai e ktheu përsëri në majat e futbollit italian, duke ngjallur lavdinë e dikurshme.

Arritje për të cilën kuqezinjtë kanë vendosur që të falënderojnë teknikun duke i përmirësuar rrogën që përfiton në sezon, e cila ka kaluar nga 2,8 milionë euro neto, në 3,5 milionë euro neto. Shifra që nuk i afrohen ende trajnerëve më të paguar në qarkullim, por që kënaqin Piolin, i cili e sheh veten në fillimin e një cikli dhe nuk duket se ka ndër mend të largohet nga kuqezinjtë në një të ardhme të afërt.

Por përveç rrogës, në marrëveshjen e tij të re janë vendosur edhe bonuse të ndryshme sa i përket arritjes së objektivave sportivë që mund të arrijë skuadra. Sipas “Sky Sport”, një nga këto bonuse që është vendosur në kontratë, është edhe ai i fitores së Ligës së Kampioneve, gjë që tregon ambiciet që ka klubi kuqezi në çdo kompeticion ku merr pjesë.