TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit arriti një fitore fantastike në shtëpi përballë Real Sociedadit me shifrat 4-1.
Sfida nisi më mirë për miqtë, të cilët në minutën e 10’ u ndëshkuan nga Ojarzabal me anë të një 11-metërshi. Por u duk se festa e Sociedadit do të zgjaste vetëm 30 minuta.
Në të 40’ dhe të 43’, ishin Kamavinga dhe Modriç që kaluan në avantazh madrilenët.
Në pjesën e dytë, Benzema dhe Asensio vulosën fitoren, për t'u shkëputur kështu nga Sevija e vendit të dytë.
Përballjen e radhës Reali do ta ketë përballë PSG-së në sfidën e Champions-it dhe do të kërkojnë me ngulm për të kthyer rezultatin e sfidës së parë.