TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio arriti një fitore fantastike në transfertë përballë Kaljarit (0-3) në sfidën e javës së 28-të të Serisë A.
Ekipi i Sarrit e nisi takimin shumë mirë, ku në pjesën e parë shënuan Imobile (19', me penalllti) dhe Luis Alberto (42'). Dhe në pjesën e dytë ishte Laicio ajo që dominoi takimin, ku gjeti dhe golin e tretë me anë të Felipe Anderson (62').
Nga ana tjetër Kaljari nuk pati shumë raste, por me ato pak që pati, Strakosha nuk lejoi që topi të kalonte përmes tij.
Kështu Lacio vazhdon të jetë në vendin e shtatë në renditje dhe ndodhet vetëm katër pikë larg Juventusit të vendit të katërt, por me një ndeshje më shumë.
