SPORT, 6 Mars 2022, 10:45

“Tërmet” te skuadra e Uzunit, Granada  shkarkon zyrtarisht trajnerin Moreno

“Tërmet” te skuadra e Uzunit, Granada  shkarkon zyrtarisht

Myrto Uzuni ka ngelur pa trajner, pasi drejtuesit e Granadas kanë marrë vendimin e papritur për trajnerin Roberto Moreno.

Tashmë tenkiku Moreno është zyrtarizht i shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së sulmuesit shqiptarë, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Granadas në një komunikatë në faqen zyrtare të klubit.

Drejtuesit falënderojnë Morenon për përkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe duke i uruar suksese në të ardhmen.

Trajner i përkohshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit do të jetë tekniku i të rinjve të Granadas, Ruben Toresila.

Fatale për trajnerin 44-vjeçar spanjoll ishin 9 rezultatet negative radhazi, ku së fundmi mbrëmjen e djeshme Granada u mposht me rezultatin 3-1 në transfertë nga Valencia.