SPORT, 26 Maj 2026, 16:33

Protagonist absolut i arritjes historike në Itali, mesfushori i Kombëtares pezullohet për sezonin e ardhshëm

Protagonist absolut i arritjes historike në Itali, mesfushori i

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka qenë një nga protagonistët absolut të arritjes historike të Leçes, që siguroi mbijetesën në Serinë A për vitin e katërt radhazi dhe do të jetë përsëri në elitë në vitin e ardhshëm.

Mesfushori ka qenë një titullar fiks nën urdhrat e trajneri Euzebio Di Françesko dhe ka lënë shenjë në vazhdimësinë e ekipit që edhe pse me një buxhet shumë më të ulët se të skuadrave të tjera, ia doli që të mbijetonte dhe do të luajë si asnjëherë më parë për vitin e 5-të radhazi në Serinë A.

Ramadanit i është rinovuar kontrata për një tjetër vit pasi klubi aktivizoi klauzolën e tij që në mesin e sezonit, duke e shtyrë fundin e marrëveshjes në verën e vitit 2027.

Por Ramadani nuk do ta nisë nga fillimi sezonin 2026-2027. Kjo, pasi kartoni i verdhë që mori në ndeshjen e javës së fundit ndaj Xhenoas, bëri që ai të plotësonte numrin e kartonëve të verdhë për pezullimin me një ndeshje.

Një dënim të cilin Ramadani do ta vuajë në javën e parë të sezonit të ardhshëm në elitën e futbollit italian. /Panorama Sport/