SPORT, 23 Maj 2026, 18:20

Ftesa te Shqipëria mungon! Nuk kishte dyshime, bomberi fiton çmimin si lojtari i sezonit te klubi anglez

Ftesa te Shqipëria mungon! Nuk kishte dyshime, bomberi fiton çmimin

Lorent Tolaj është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te Plimuth në “Ligue One” të Anglisë.

Bomberi shqiptar realizoi 21 gola si dhe asistoi tetë të tjera në të gjitha kompeticionet, ndërsa luajti 34 ndeshje.

Tolaj rezultoi transferimi i duhur në kategorinë e tretë angleze, teksa klubi i mëparshëm ishte Port Vale ku po ashtu bëri mirë. Gjatë kësaj vere pritet një tjetër transferimi. Emri i Rejnxhërs është shfaqur në skenë ndër të tjerë.

24-vjeçari nuk është grumbulluar asnjëherë me Kombëtaren shqiptare. Deri tani regjistron paraqitje vetëm me moshat e Zvicrës.

Tolaj ndërkohë ka festuar me simbolin e shqiponjës në Angli. Sipas statistikave rezulton një nga sulmuesit shqiptar me më tepër gola në Europë. /Panorama Sport/