TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali e mbylli sezonin 2025/26 në Premir Ligë, me fitoren 2-1 ndaj Krystal Palas, në ndeshjen e zhvilluar të dielën. Mirëpo, veç titullit kampion, “Topçinjtë” kanë vendosur edhe një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez, duke arritur diçka që asnjë skuadër tjetër nuk e kishte provuar më parë. Kështu, sipas statistikave të sezonit, kampionët e rinj të Anglisë nuk ka pranuar asnjë penallti gjatë gjithë edicionit 2025/26. Teksa njëkohësisht nuk ka marrë asnjë karton të kuq.
Kjo i bën londinezët skuadrën e parë në historinë e kampionatin anglez që e përfundon sezonin pa pësuar penallti dhe pa u ndëshkuar me përjashtim lojtari. Vërtet një arritje tejet e rrallë! Në fund, Arsenali e mbylli kampionatin me 85 pikë, shtatë më shumë se Mançester Siti. Nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta, Arsenali ka treguar disiplinë të jashtëzakonshme taktike dhe kontroll të fortë në çdo ndeshje gjatë të gjithë sezonit.
Arritje kjo, që është cilësuar si një “masterclass” i vërtetë në menaxhim dhe organizim, duke e vendosur klubin londinez në një faqe të veçantë të historisë së futbollit. Gjithashtu, Arsenali të shtunën e ardhshme do të tentojë ta fitojë edhe trofeun e dytë, pasi përballen me PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndërkaq, trajneri Mikel Artetës është njeriu që nuk u dorëzua asnjëherë, pavarësisht zhgënjimeve të sezoneve të fundit, duke rikthyer buzëqeshjen te tifozët e skuadrës së tij:
“Është shumë e vështirë ta përshkruash me fjalë, por është moment i jashtëzakonshëm. Shumë emocione, shumë gëzim dhe krenari. Mendoj se mënyra se si u arrit kjo tregon atë që këta djem po ndiejnë dhe arsyen pse ndodhi kjo magji!”, u shpreh spanjolli pasi mori trofeun të dielën.
Ai tani beson në aftësinë e lojtarëve të tij, për të fituar Ligën e Kampionëve duke mposhtur Paris SG në finale e Budaspesit. Pas festimeve të titullit, ai i tha për “Sky Sports”: “Kjo fanelë përfaqëson diçka tjetër. Tani kemi mundësinë të krijojmë histori të re në klubin tonë. Jam i bindur se do ta bëjmë”. Vlen të përmendet se Arsenali mbetet i pamposhtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe ka mundësinë ta fitojë trofeun për herë të pare, duke mposhtur kampionët në fuqi të Europës, Paris SG.