SPORT, 26 Maj 2026, 13:03

Publikohet detaji emocionues, Igli Tare largohet nga zyrat e Milanit: I kam bërë gjërat me sakrifica të mëdha (VIDEO)

Publikohet detaji emocionues, Igli Tare largohet nga zyrat e Milanit: I kam

Sot duhet të festonte 1 vjetorin në krye të anës sportive të Milanit, por të hënën Igli Tare dhe të gjithë drejtuesit sportiv dhe teknik u shkarkuan nga pronarët e kuqezinjve.

Këtë të martë Tare është parë në zyrat e 'Casa Milan' duke marrë sendet personale. Një detaj që ka bërë përshtypje është edhe fanella e Milanit e vendosur në xham, të cilën Tare e mori me vete dhe si duket e ka pasur në zyrën e tij.

Shqiptari foli edhe fjalët e para pas shkarkimit. "Gjithmonë i kam bërë të gjitha këto me sakrifica të mëdha", citon 'Milanpress.it'. Tare nuk e ka fshehur se është tifoz i Milanit që në fëmijëri.