TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arijon Ibrahimoviç është në kërkim të skuadrës së re, pasi e mbylli me Heidenheimin në Bundesligë.
20-vjeçari rikthehet te Bajern Mynih, teksa tashmë duhet të shqyrtojë opsionet për të ardhmen.
Janë disa klube të Premier Ligë që interesohen për shërbimet e sulmuesit shqiptar. Deri tani në skenë janë shfaqur Aston Vila, Brajton, Fulhem, Brentford dhe Kristal Palas.
Ibrahimoviç nuk ka luajtur asnjëherë në Angli. Deri tani eksperiencat e tij janë nga Gjermania dhe Italia.
Ibrahimoviç mbetet opsion për Kombëtaren shqiptare. Deri tani ka luajtur vetëm me moshat e Gjermanisë. /Panorama Sport/