TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milan ka zyrtarizuar një valë të madhe ndryshimesh në klub, duke shkarkuar Igli Taren, Massimiliano Allegrin, Giorgio Furlanin dhe Geoffrey Moncadan.
Largimi i trajnerit Allegri ishte ai që surprizoi më shumë opinionin sportiv, pasi fillimisht ishte raportuar se pozicioni i tij do të analizohej me kujdes nga drejtuesit e klubit përpara se të merrej një vendim përfundimtar.
Ndryshimet vijnë pas një periudhe të vështirë për klubin kuqezi, me drejtuesit që duket se kanë vendosur për një ristrukturim të plotë në nivel teknik dhe administrativ. Deri më tani, Milan nuk ka bërë publikë emrat që do të marrin drejtimin e roleve të lëna vakant.