SPORT, 23 Maj 2026, 21:37

Egnatia fiton mes kaosit dhe tensionit, Vllaznia bie në “Air Albania”

Egnatia fiton mes kaosit dhe tensionit, Vllaznia bie në “Air

Vllaznia-Egnatia është supersfida që u luajt sot, më 23 maj. Takimi në stadiumin “Air Albania” nisi prej orës 19:00 dhe vlente për javën e dytë të Final Four, teksa u mbyll me fitoren e Egnatias 1-2, me një ‘aromë titulli’.

Vllaznia kryesonte renditjen e Final Four, por me aq pikë sa Egnatia. Për këtë, kampionët në fuqi janë më të interesuar për fitoren sot.

Formacionet zyrtare janë publikuar. Surprizat nuk munguan, teksa binte në sy se trajneri Nevil Dede preferoi katër qendërmbrojtës që nga minuta e parë. Bëhet fjalë për Alijev, Poçin, Xhemajlin dhe Sotën.

Te Vllaznia e Edi Martinit ndërkohë pati rotacion pas zhgënjimit me Dinamon. Ra në sy se ylli i ekipit, Esat Mala, ndodhej në stol.