TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani ka dështuar në mënyrë epike objektivin e kualifikimit në Ligën e Kampioneve me një humbje 2-1 në shtëpi përballë Kaljarit në javën e fundit që hodhi në erë një sezon të tërë. Dhe pasojat do të jenë të menjëhershme, me ndryshim radikal në klub.
“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se pronari i klubit, Xherri Kardinale, ka marr vendimin e ndryshimeve drastike, duke spastruar plotësisht organigramën drejtuese, që e cilëson si shkaktaren kryesore të këtij dështimi, ndërsa në rrezik është edhe vetë trajneri Alegri.
Gazeta bën të ditur se administratori Xhorxho Furlani, drejtori teknik Xhefri Monkada si dhe ai sportiv Igli Tare, i kanë orët e numëruara në radhët e kuqezinjve dhe ndarja me ta pritet të zyrtarizohet në vijim. Ata janë vlerësuar si shkaktarët e mirëfilltë të dështimit, pasi nuk kanë arritur të ndërtojnë një ekip që duhej të arrinte një objektiv minimal, edhe pse nuk kanë munguar shpenzimet për ta bërë një gjë të tillë.
Më pas e ka radhën “gjyqi” ndaj Alegrit dhe lojtarëve, me vendime drastike që pritet të merren nga kushdo që do të zgjidhet si drejtuesi i ri i skuadrës.