TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani i ri nuk do të ketë Masimiliano Alegrin në stolin e skuadrës. Dështimi i këtij sezoni duket se do i japë fund shpejt ciklit të dytë të trajnerit italian te kuqezinjtë dhe do i hapë rrugë afrimit të një trajneri tjetër në klub.
Sipas mediave italiane, ka një trajner që u pëlqen disa klubeve në Itali dhe për Milanin shihet si emri i duhur për të ndërtuar një skuadër me ide të qarta loje argëtuese. “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se emri që pëlqejnë drejtuesit e Milanit është ai i spanjollit Andoni Iraola.
Ish-mbrojtësi i famshëm bask, po bën emër edhe si trajner dhe në drejtimin e Bornmuthit në Angli, ka bërë mrekulli duke e çuar këtë skuadër në futbollin e rëndësishëm europian, por edhe duke rritur lojtarë të cilët kishin nevojë për hapin cilësor. Iraola është një ndjekës i futbollit të Marcelo “El Loco” Bielsas dhe favorizon një lojë presingu të ashpër me ndryshime të shumta pozicionesh në fazën sulmuese.
Ai ka bërë të ditur se do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi anglez ndaj për Milanin, por edhe për Napolin i cili po e monitoron, kthehet në një alternativë të rëndësishme në një moment kur duket se të dy skuadrat do të nisin një ndryshim cikli.