TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Portieri Alain Taho ka bërë emër në këto vite në akademinë e Interit duke fituar disa herë ftesë edhe nga skuadra e parë e zikaltërve për t’u ulur në pankinë në ndeshje kombëtare e ndërkombëtare. Por në ditët e fundit, lojtari i cili ka qenë rregullisht pjesë e përfaqësueseve të moshave kuqezi, është bërë protagonist në Itali edhe për një çështje disiplinore.
Në çerekfinalet e kampionatit italian Primavera, Interi është eliminuar nga Çezena, në një ndeshje ku Taho u ndëshkua me karton të kuq. Ishte minuta e 82-të e ndeshjes dhe shifrat ishin 1-1 kur Poleti i Çezenës shënoi direkt nga goditja nga këndi.
Taho u rrezua pasi ndaj tij kishte faull dhe shkoi të protestonte te gjyqtari, i cili nuk hezitoi dhe i tregoi menjëherë të kuqin portierit shqiptar.
Ndeshja mbaroi 2-1 për Çezenën dhe solli eliminimin e Interit, me trajnerin Benito Karbone që protestoi ashpër.
“Jemi jashtë për një gabim shumë të madh të gjyqtarit. Nuk ankohemi kurrë, por në një ndeshje kaq të rëndësishme, një gabim kaq i madh të penalizon shumë. Një përjashtim me të kuq i ekzagjeruar pasi Taho thjesht po i tregote se çfarë ka ndodhur”, theksoi trajneri .
Megjithatë, deklarata e tij nuk kanë bindur komisionet disiplinore, të cilat pas raportit të gjyqtarit, i kanë dhënë një dënim prej 8 javësh pezullim portierit. Gjyqtari kishte theksuar se Taho e kishte shtyrë me gjoks në sup, ndërsa edhe e kishte sharë, ndaj i kishte treguar të kuqin. Dhe komisionet e kishin bërë shembull për të dhënë mesazhin se gjyqtarët nuk preken. Interi tani po bën gati apelimin ndaj dënimit, pasi e sheh Tahon si një element me shumë rëndësi dhe do të mbrojë futbollistin.