TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bayerni i Mynihut e mbyll sezonin me një dopietë trofesh. Pas titullit në Bundesligë, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany fitoi edhe Kupën e Gjermanisë.
Në finalen e zhvilluar në Berlin, Bayerni i Mynihut iu imponua Stuttgartit të cilin e mundi me rezultatin 3-0 për të ngritur trofeun e Kupës së Gjermanisë. Bayerni e zgjidhi këtë ndeshje në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Protagonisti absolut për bavarezët u bë pikërisht Harry Kane që shënoi një tregolësh në këtë përballje.
Sulmuesi anglez e nisi spektaklin e tij në minutën e 55 kur zhbllokoi rezultatin për t’i dhënë avantazhin Bayernit në 1-0. Ky rezultat rezistoi deri në minutën e 80 kur Harry Kane shënoi edhe golin e dytë për skuadrën bavareze, ndërkohë që në minutat shtesë skuadra e Kompany fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Kane që kështu plotësoi tregolëshin e tij duke i dhënë Bayernit të fitojë këtë përballje 3-0 dhe të ngrejë trofeun e Kupës së Gjermanisë.