TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Filadelfia ka nuhatur një mundësi të artë, shansin për të forcuar reputacionin e saj si një nga qytetet më interesante, mikpritëse dhe të përballueshme në Bregun Lindor të SHBA-së. Transporti publik për gjashtë ndeshjet e Botërorit 2026 që do të zhvillohen në “Lincoln Financial Field”, i quajtur “Filadelfi a Stadium” gjatë turneut për shkak të rregullave të sponsorëve të FIFA-s, do t’u kushtojë tifozëve vetëm 2.90 dollarë.
Ndërkohë, biletat në tregun sekondar kanë rënë me rreth 16% krahasuar me muajin e kaluar. Hotelet vazhdojnë të kenë çmime relativisht të arsyeshme dhe zonat e tifozëve do të jenë falas gjatë gjithë turneut. Madje, ndryshe nga Los Angeles, tifozët nuk do të paguajnë çmime absurde as për pak hije. “Kemi punuar për këtë prej shumë kohësh”, deklaroi Meg Kane, drejtuese e komitetit organizativ lokal të Filadelfi as. “Gjithmonë kemi vendosur përvojën e tifozit në qendër të gjithçkaje që duam të ndërtojmë rreth Kupës së Botës në Filadelfi a”.
Çmimet e larta- Pjesa më e madhe e diskutimeve rreth Botërorit të verës së ardhshme është fokusuar te çmimet e larta, edhe për shkak të dëshirës së FIFA-s për të maksimizuar fi timet, të cilat sipas saj do të investohen në zhvillimin e futbollit bazë, apo për shkak të autoriteteve lokale që kërkojnë të rikuperojnë kostot e mëdha të organizimit. Megjithatë, Filadelfi a është vetëm një nga 11 qytetet amerikane organizatore që ka gjetur mënyra për t’u dhënë tifozëve pak “frymë”. Në disa vende, disa qytete kanë zgjedhur t’i vendosin tifozët përpara fi timit. Ndërsa biletat për ndeshjet kanë arritur çmime të krahasueshme me ato të një makine, aq sa edhe Donald Trump tha se nuk do t’i blinte, dhe tarifat e hoteleve kanë shpërthyer, problemi i fundit ka qenë transporti.
Biletat e trenit nga Nju Jorku drejt stadiumit “MetLife” në Nju Xhersi arritën deri në 150 dollarë, nga vetëm 13 dollarë zakonisht. Më pas çmimi ra në 105 dhe më vonë në 98 dollarë falë sponsorëve. Nga Bostoni drejt “Gillette Stadium”, një biletë kushton 80 dollarë. Edhe autobusët, në shumë raste, nuk janë më të lirë. Por pasi një fan zonë në “Liberty State Park” u anulua për shkak të kostove për taksapaguesit, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, dhe guvernatorja Kethi Hoçul njoftuan organizimin e pesë fan zonave falas në të gjitha lagjet e qytetit.
Imazhi pozitiv- Qytete të tjera kanë shkuar edhe më larg. Në Atlanta, Artur Blank, pronari i “Atlanta Falcons”, “Atlanta United FC” dhe stadiumit “Mercedes-Benz Stadium”, vendosi të mos ndjekë çmimet e larta të FIFA-s për ushqimet në stadium. Hotdogët do të kushtojnë vetëm 2 dollarë, ashtu si zakonisht në stadiumin e tij. Blank dëshiron të tregojë mikpritjen tradicionale të jugut amerikan. “Tifozët na japin energjinë, kohën, pasionin dhe paratë e tyre. Ne duhet ta respektojmë këtë”, deklaroi ai. Në Kansas Siti, një qytet që historikisht ka pasur probleme me transportin publik, po krijohet një rrjet i gjerë autobusësh të lirë për tifozët e Botërorit.
Udhëtimet vajtje-ardhje drejt stadiumit do të kushtojnë vetëm 15 dollarë, ndërsa autobusët nga aeroporti drejt qendrës së qytetit do të jenë falas. Po ashtu, një rrjet rajonal autobusësh që lidh zonën e tifozëve me 12 pika të ndryshme të qytetit do të kushtojë vetëm 5 dollarë në ditë ose 50 dollarë për gjithë turneun. Dhe, sigurisht, fan zonë do të jetë falas. Këto qytete po tregojnë se edhe në një Botëror kaq të kushtueshëm, është ende e mundur të mendosh për tifozët. Por këtë e bëjnë duke hequr dorë nga fi time të mëdha që mund të investoheshin më pas në projekte afatgjata për trashëgiminë e Botërorit. Në fund, zgjedhja është mes fi timit maksimal dhe imazhit pozitiv.
Filadelfi a dhe disa qytete të tjera kanë zgjedhur të dytën. “Të organizosh Botërorin është shumë ndryshe nga çdo event tjetër madhor”, tha Kane. “Dhe njerëzit e kuptojnë se kjo ndryshon profi lin e qytetit të Filadelfi as”. Ndërsa shumë qytete organizatore kanë pasur vështirësi për të siguruar sponsorë, Filadelfi a ka bindur bizneset lokale të kontribuojnë përmes donacioneve, me idenë se publiciteti pozitiv do të përfi tonte gjithë qytetin. Gjithashtu janë përdorur edhe fonde publike. E gjitha kjo po krijon një model të ri, një mënyrë për ta bërë Botërorin më të përballueshëm për tifozët dhe për t’u lënë atyre diçka më shumë sesa ndjesinë se janë shtrydhur deri në centin e fundit. Pra, po, mund të bëhet. Të heqësh dorë nga një pjesë e fi timit është një zgjedhje reale.