TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Muhamed Salah, po kalon një nga momentet e tij më të mira në karrierë, i cili po bën mjaft mirë me ekipin e tij dhe madje është golashënues në Premier Ligë.
Për herë të parë ai ka folur për sa i përket renditjes së tij në Topin e Artë 2021, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i 7.
Për këtë, Salah, është shprehur shumë i zhgënjyer dhe mendon se nuk e meritonte atë renditje.
“U shkova kur pashë që nuk mund të isha më lartë në renditje në Topin e Artë. Askush nuk e priste që unë të isha i 7-i, por sërish është një sukses. Nuk besoj as në teoritë konspirative, por jam i sigurt që ka pasur dhe zgjedhje të gabuara.
Ka shumë shtete të cilat nuk njihen mirë në kulturën e tyre të futbollit.
Nuk mendoj se FIFA ka diçka kundër meje, por ky është realiteti në të cilin ne po jetojmë”, ishin fjalët e sulmuesit egjiptian.