SPORT, 2 Mars 2022, 20:07

U largua nga drejtimi i Çelsit, manjati rus Abramoviç mesazh tifozëve: Do jeni në zemrën time, paratë e shitjes së klubit do të shkojnë për…

U largua nga drejtimi i Çelsit, manjati rus Abramoviç mesazh

Roman Abramoviç nuk do të jetë më president i Çelsit për shkak të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Numri një i londinezëve ka dalë me një deklaratë, e cila është postuar në faqen zyrtare të klubit.

“Kam marrë gjithmonë vendime të cilat kanë qenë për të mirën e klubit dhe në këtë moment kam vendosur ta shes. Besoj se ky është vendimi më i mirë i mundshëm. Nuk do të nxitohet në shitjen e klubit, por do të shikohet procesi ngadalë. Nuk do të kërkoj për ndonjë dëmshpërblim. Për mua nuk ka qenë kurrë punë parash, por pasion për klubin dhe futbollin. Kam vënë në punë partnerët e mi duke krijuar një fondacion, i cili do të dhurojë paratë e shitjes së klubit.”

“Këto para do të shkojnë për të gjithë viktimat e luftës në Ukrainë. Kjo përfshin jo vetëm një ndihmë të menjëhershme, por dhe në terma afatgjatë. Ju lutem ta kuptoni që ky ka qenë një vendim i vështirë për tu marrë dhe më dhemb fakti që po ndahem me këtë klub. Shpresoj që do të jem në gjendje që të vizitoj stadiumin ‘Stamford Bridge’ edhe një herë të fundit. Ka qenë një privilegj për mua që isha pjesë e Çelsit dhe jam krenar për gjithë arritjet. Do jeni në zemrën time. Faleminderit, Roman!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)