SPORT, 4 Mars 2022, 13:41

E bleu për 140 milionë paund, Abramoviç kërkon për Çelsin shumën stratosferike

E bleu për 140 milionë paund, Abramoviç kërkon për

Gara e biznesmenëve për të marrë aksionet e klubit të Çelsit është shumë e ngjeshur midis disa figurave të njohur.

Sipas mediave britanike, biznesmeni amerikano-zviceran, Tod Boehli, është ai që kryeson garën së bashku me zviceranin Hansjorg Vis, ndërkohë që biznesmeni egjiptian, Lufti Mansur do të tërhiqet nga kjo garë.

Gjithsesi shuma që oligarku rus, Roman Abramoviç, kërkon është shumë e madhe.

Interesante është fakti që Abramoviç e mori Çelsin për vetëm 140 milionë paund në vitin 2003 dhe shuma që tani po kërkon shkon në 2.5 miliardë paund.

Siç raportohet në Britani, rusi do të presë këtë javë ofertat e para për aksionet e klubit, por thuhet gjithashtu se dhe shitja e Çelsit nuk është diçka që Abramoviç do ta përfundojë menjëherë, siç është raportuar në fillim.