SPORT, 3 Mars 2022, 14:08

Shkriniar: Milani nuk është superior, me një fitore Interi do të ringrihet!

Shkriniar: Milani nuk është superior, me një fitore Interi do

Milan Shkriniar është jo vetëm një nga shtyllat e mbrojtjes së Interit, por të të gjithë skuadrës.

Pas çdo sezoni sllovaku përmirësohet dhe ndërsa është në të pestin me fanellën zikaltër, gjithmonë e më shumë duket ai lideri i vërtetë i Interit. 27-vjeçari nuk është fshehur edhe pse situata që po kalon Interi nuk është aspak e thjeshtë dhe tifozët kanë filluar të kërkojnë llogari.

Ta nisim nga ndeshja me Milanin. Mund të themi se është pozitiv fakti që rezistuat ndaj një Milani që u duk më në formë?

Sigurisht që ne kërkonim më shumë, por duke parë si shkoi ndeshja, atëherë edhe barazimi nuk është keq, dhe me këtë rezultat çdo gjë ngelet e hapur me Milanin.

Kuqezinjtë kanë krijuar shumë raste, por nuk arritën asnjëherë të jenë të rrezikshëm dhe nuk mund të thoni që ishin superiorë karshi nesh.

Keni përballë përsëri Lea- on. Është një nga kundërshtarët më të vështirë?

Ai po bën një sezon të madh dhe është i fortë, i shpejtë dhe ka teknikë. Është shumë i vështirë për t’u markuar, por rëndësi ka që nuk pësuam dhe do të kemi edhe një duel tjetër në kthim.

Çfarë problemi ka sulmi zikaltër?

Sipas meje ajo që na mungon është të gjejmë kthjelltësinë që kemi pasur. Dimë të krijojmë, por nuk i shfrytëzojmë si duhet rastet. Gjithsesi, unë kam besimte sulmuesit tanë të cilët me siguri do të rikthehen shumë shpejt te goli.

Inzagi thotë që rënia është fiziologjike.

Po, sigurisht që ndikon sepse të gjithë po japim çdo gjë, nga i pari tek i fundit, sepse jemi në luftë në të gjitha frontet. Ne do të çlodhemi dhe do të rigjejmë energjitë që na mungojnë dhe mendërisht ajo qëmund të na ndryshojë është njëfitore.

Keni për ta parë se menjë fitore çdo gjë do të kthehet aty ku duhet dhe do të ndryshojë gjithçka. Do ta arrijmë shumë shpejt dhe më e rëndësishmja është që çdo gjë ështënë dorën tonë, të gjithë objektivat.

Çfarë i thoni njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes?

T’ju them të drejtën ne nuk jemi shumë të shqetësuar. E dimë sa të fortë jemi dhe kemi besim te njëri-tjetri që do të bëjmë një kampionat të mirë dhe do të rigjejmë shkëlqimin tonë.

200 ndeshje me fanellën zikaltër.

Nuk e dija këtë fakt dhe rastësia e bukur u arrit me derbin. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të kem edhe shumë të tjera.

Ndërkohë, të premten luani me Salernitanën.

Momenti që po kalojmë e dimë se nuk është i lehtë. Ata luajnë për mbijetesë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar.

Na duhen ato tri pikë të cilat përveçse do të na shërbejnë si shtysë, do të na rivendosin në pozicionin që meritojmë në kampionat.