SPORT, 1 Mars 2022, 23:41

“Ishte fans i tij”, mediat gjermane zbulojnë prapaskenën: Vladimir Putin tentoi të mbante në skuadër Manuel Nojerin

“Ishte fans i tij”, mediat gjermane zbulojnë prapaskenën:

Manuel Nojer është ndër portierët më të mirë në botë dhe kapiten i Bajern Mynihut. Me bavarezët ai ka fituar çdo trofe të mundshëm. Megjithatë 35 vjeçari mund të mos ishte bërë pjesë e rekordmenëve gjermanë.

Nojer u transferua tek Bajerni nga Shalke 04 në vitin 2011, por ky transferim mund të mos ndodhte për shkak të influencës së një personi mjaft të fuqishëm. Po flasim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Siç dihet Shalke 04 ka qenë e sponsorizuar nga kompania ruse e gazit “Gazprom” deri para disa ditësh ku klubi vendosi të ndërpresë kontratën.

Putin ka pasur shumë influencë në këtë kompani dhe u përpoq që të mos e linte të largohej Nojerin.

“Putin ishte i bindur që Nojer do të qëndronte dhe ishte fans i madh i tij. Por Nojer donte të ndryshonte ambient”, tha për mediat gjermane drejtori i klubit, Klemend Toenis.