SPORT, 4 Mars 2022, 11:48

Gjykata e Tiranës lë në fuqi vendimin për “pezullim nga detyra” të Armand Dukës dhe dy zyrtarëve të FSHF-së

Gjykata e Tiranës lë në fuqi vendimin për “pezullim

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra e Armand Dukës, Ardian Haçit dhe Ilir Shulkut.

Të tre nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Prokurori: “Është nisur hetim lidhur me një sërë parregullsish të dyshuara si të konsumuara në mbledhjen e datës 24 janar.

Pas adminstrimit të vendimit pët “pezullim nga detyra” prokuroria e ka zbatuar masën përmes policisë gjyqësore duke i njoftuar shtetasit.

Vendimi iu është bërë me dije personave.

Ne si prokurori kërkojmë vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimet të detyrës”.

Avokati Julian Mërtiri, përfaqësues ligjor i Dukës, Hiçit dhe Shulkut: Prokuroria pretendon se ka dyshime se Duka, Haçi, Shulku dhe Kokëdhima kanë konsumuar vepra të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Sqarojmë gjykatën se Shoqata Rajonale Tira a funksion si OJF.

Provat provojmë tej çdo dyshimi se nuk ekzistojnë veprat penale për të cilat ka ngritur dyshime prokuroria.

Gjithë mbledhja është regjistruat me pamje filmke, të cilat i janë vënë në dispozicion prokurorisë.

Procesi ka qene tejet transparent dhe sipas kërkesave ligjore. Presidenti i FSHF nuk ka asnjë ndikim tek Shoqata. Duka nuk ka asnjë kompetencë tek Shoqata.

Gjithë procesi organizativ i Shoqatës është regjistruar nga vetë organizatorët”.