TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

50 milionë paund, kjo është shifra që mund të tundojë Chelsea të heq dorë nga Armando Broja, për realitetin shqiptar mbase kjo shifër tingëllon e pabesueshme, e fryrë, por Broja është një tjetër nivel.
Ylli kuqezi e vërtetoi sërish pse blutë pretendojnë kaq shumë apo pse trajneri i Arsenal është i fiksuar ndaj tij.
Në sfidën kundër West Ham, e vlefshme për 1/8 e FA Cup, Broja u kursye nga trajneri, u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 46-të.
Pak minuta në fushë i mjaftuan për të lëshuar disa sinjale ndërsa në të 69-të iu mohua kënaqësia e golit, me kundërshtarin që e shtriu në tokë duke fituar një 11-metërsh për Southampton. Në limitet e sfidës, në minutën e 95-të me një aksion personal, me shumë klas, dribloi këdo që i doli përpara duke shënuar një gol fantastik që sigloi shifrat përfundimtare në 3-1.
Për Brojën ky ishte goli i tij i 9-të sezonal.
Sipas Opta, Broja bëhet 1 nga 3 lojtarët e vetëm në Premier League, nën 21 vjeç, që ka marrë pjesë në 10 gola, 9 gola dhe një asist.
“Broja pati një ndikim pozitiv në lojë, ai është një kërcënim me shpejtësinë e tij”, u shpreh trajneri i Southampton pas ndeshjes.
