TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani dhe Interi u solidarizuan për luftën që po ndodh në Ukrainë. Stadiumi “San Siro” ishte i mbushur me ngjyrat verdheblu, simbol i shtetit ukrainas. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që ndodhi në duelin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Pak minuta para fillimit të sfidës, Milani shfaqi një mesazh të Ish sulmuesit dhe fituesit të Topit të Artë, Andri Shevçenko.
“Të dashur miq italianë. Nga San Siro ju kërkoj që të luteni për paqen e Ukrainës. Populli i Ukrainës do paqen, sepse paqja nuk ka barriera. Sepse ajo që na bashkon duhet të jetë më e fortë se ajo që na përçan. Le ta ndalim këtë luftë së bashku. Ju përqafoj të gjithëve”
Jo vetëm kaq, por organizatorët e sfidës kishin vendosur flamuj me ngjyrat e Ukrainës në çdo ndenjëse. Milan-Inter është një sfidë prestigji, por gjithashtu dhe “Derbi i Paqes”.


