SPORT, 2 Mars 2022, 09:16

Kategoria Superiore/ Tirana dhe Partizani prova force para derbit, ja ndeshjet e ditës së sotme

Kategoria Superiore/ Tirana dhe Partizani prova force para derbit, ja ndeshjet e

Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 23-të me dy ndeshje interesante që premtojnë spektakël.

Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet sfida Teuta-Tirana.

Kampionët aktualë të Shqipërisë kërkojnë fitoren pas ndalesës ndaj Kukësit, ndërsa bardheblutë e kryeqytetit synojnë “arratisjen” në krye pas suksesit në duelin për titull kundër Laçit.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet ndeshja Partizani-Kukësi.

“Demat” kërkojnë suksesin pas dy barazimeve radhazi me Vllazninë dhe Dinamon, ndërsa Kukësi kërkon fitoren për të qenë në zonën Europiane.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE

Kategoria Superiore/ Tirana dhe Partizani prova force para derbit, ja ndeshjet e