SPORT, 12 Mars 2022, 21:40

Një tjetër rekord/ Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve

Një tjetër rekord/ Ronaldo, golashënuesi më i mirë i

Kristiano Ronaldo sot i ka dhënë me tre golat e tij suksesin Mançester Junajtid ndaj Totenhemit në fitoren 3-2 të “djajve të kuq”, por njëkohësisht ka shkruar edhe emrin e tij në historinë e futbollit botëror me germa të arta.

Portugezi, i ka shtuar një tjetër rekord listës së tij sot, pasi ka arritur kuotën e 807 golave në futbollin profesionist. Një shifër që e bën atë zyrtarisht sipas FIFA-s, golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit.

Çeku Josef Biçan mbante rekordin e mëparshëm me 805 gola dhe Ronaldo e barazoi që me golin e tij të parë të shënuar sot. Pastaj, dy golat e tjerë i dhanë mundësinë atij që të përmirësonte dhe të vendoste rekordin e ri botëror.