TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Sanksionet kundër Rusisë ishin të domosdoshme, edhe pse më qan zemra për sportistët”.
Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin është rikthyer të flasë për situatën që rrethon atletët rus, për luftën dhe për vendimet e marra nga UEFA:
“Nuk është faji i atletëve rus, nuk është lufta e tyre, ata as nuk e kanë dashur e as nuk e kanë kërkuar një luftë të tillë. Duhet të tregojmë unitet për paqen. Me Putinin në të kaluarën kemi pasur një raport korrekt. Nuk besoj se është një fans i futbollit, atij i pëlqejnë sporte të tjera.
Të ndërprisnim raportin me Gazprom mendoj se ka qenë gjëja e duhur. Financiarisht na ka kushtuar shumë, për ne është një goditje në portofol por asgjë nuk krahasohet me atë që po ndodh në Ukrainë, aty njerëzve po i merret jeta.
Kemi vendosur sanksione të forta sportive ndërsa një milion euro kanë shkuar për fëmijët refugjat ukrainas”, u shpreh ndër të tjera presidenti i UEFA-s.