TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajerni i Mynihut “refuzon” të mbyllë sa më herët çështjen e titullit në Bundesligës. Vetëm pak ditë pas kualifikimit me prepotencë në çerekfinale të Championsit, duke mposhtur 7-1 Salzburgun, kampionët në fuqi të Bundesligës barazuan 1-1 në fushën e Hofenhaimit.
Skuadra e drejtuar nga Nagelsman u ndëshkua që në minutën e 32-të nga Baumgartner, por në minutat shtesë të fraksionit hapës barazoi i zakonshmi Robert Levandovski, i shërbyer nga Joshua Kimich.
Pjesa e dytë nisi me një gol të sulmuesit polak të anuluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje, ndërsa në minutat në vazhdim, pavarësisht rasteve në të dyja portat, nuk pati ndryshim tjetër rezultati.
Bayerni me këtë pikë të fituar shkon në kuotën e 60 pikëve, dhjetë më shumë se Borusia e Dortmundit, që ka edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar. Pra, matematikisht, gara për titullin në Bundesligë mbetet e hapur.