SPORT, 12 Mars 2022, 17:06

I mjaftojnë vetëm gjashtë minuta në fushë, Rei Manaj tund sërish rrjetën në Serinë A

I mjaftojnë vetëm gjashtë minuta në fushë, Rei Manaj

Vetëm gjashtë minuta në fushë i kanë mjaftuar Rei Manajt për të tundur sërish rrjetën në Serinë A.

Sulmuesi lushnjar i Specias u hodh në fushë në minutën e 68-të në sfidën ndaj Kaljarit (të fituar 2-0), duke zënë vendin e Verdes, teksa në minutën e 74-t, arriti të shënonte pas asistit të Kovalenkos, duke dyfishuar shifrat.

Ky ishte goli i katërt në Serinë A me fanellën e Specias për sulmuesin 25-vjeçar, i cili është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra italiane.

Pas një lëvizje të bukur brenda zonës, Manaj goditi saktë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Shqiptari u ndëshkuar me karton të verdhë pasi hoqi fanellën në momentin e realizimit.