TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo është rikthyer. Portugezi ishte protagonist i një ndeshjeje të çmendur, ku shënoi tre gola në fitoren që Mançester Junajtid mori përballë Totenhemit me rezultatin 3-2.
Një paraqitje e jashtëzakonshme nga kampioni portugez, i cili ka zhbllokuar ndeshjen me një gol të çmendur në minutën e 12-të, ka kthyer në avantazh ekpin e tij në të 38-ën, pas barazimit të përkohshëm të Kane, dhe ka vulosur fitoren e "Djajve të Kuq" në të 81-ën, pas autogolit të Harry Maguire.
Ky ka qenë tregolëshi numër 49 në nivel klubesh për CR7, i cili është bërë edhe lojtari i dytë më i vjetër (37 vjeç e 35 ditë) në historinë e Premier League që realizon tre gola në një ndeshje pas Teddy Sheringham në gushtin e 2003-shit (37 vjeç e 146 ditë).
Falë kësaj fitoreje, Manchester United është ngjiturnë vendin e katërt me 50 pikë, por ndjekësit e skuadrës së Rangnick kanë disa ndeshje për të rikuperuar.