TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanjollët e Vilarrealit janë duke jetuar një ëndërr përrallore.
Pas Juventusit, “nëndetësja e verdhë” arriti të eliminonte edhe Bajernin e Mynihut, duke u shndërruar në hirushen e Champions League.
Pas triumfit 1-0 në shtëpi në sfidën e parë, Vilarreali arriti të barazonte në Mynih me rezultatin 1-1 duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League.
Levandovski (52′) shënoi për Bajernin, barazoi Çukueze (88′ ) për Vilarrealin.
Për herë të dytë në histori, skuadra spanjolle e Vijarealit, do të mund të luajë në fazën gjysmëfinale të Champions-it. Hera e parë ka qenë në sezonin 2005-2006, teksa atëherë eliminoheshin nga Arsenali.