TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sauthemptoni më në fund mundet pas shtatë ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Ekipi i Brojës u mund nga Aston Vila me rezultatin 4-0 në kampionat.
Një disfatë e rëndë për Brojën me shokë, të cilët kanë mahnitur deri në këtë pikë të sezonit. Ekipi i drejtuar nga Stiven Xherard dominoi përgjatë gjithë sfidës, ku mund të thellonte rezultatin.
Aston Vila ishte agresive që në pjesën e parë, ku shënoi dy herë me Uatkins dhe Luiz. Në pjesën e dytë skena ishte e gjitha për Filipe Kutinjon, me brazilianin që shënoi golin e tretë të sfidës duke bërë një paraqitje fantastike. Goli i katërt u shënua nga sulmuesi Ings.
Armando Broja luajti titullar në këtë sfidë, por nuk pati shumë raste për të shënuar. Në minutat e fundit të sfidës sulmuesi shqiptar nuk i përmbajti nervat dhe u konfrontua me ish-lojtarin e Interit, Ashli Jang dhe me shokët e tij të skuadrës.
Me këtë humbje Sauthempton mbeten në vendin e 9 me 35 pikë, ndërsa Aston Vila në vendin e 11 me 33.